Roth reagon pas marrjes së Medaljes Presidenciale nga Kosova: Mund të llogarisni në mua

  • A.P /
  • 18 March 2025 - 12:11
Roth reagon pas marrjes së Medaljes Presidenciale nga Kosova: Mund të llogarisni në mua

Presidentja Vjosa Osmani dje në Berlin ka dekoruar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman dhe ish-ministrin, Michael Roth, me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Pas marrjes së kësaj medalje, Roth ka thënë se një Kosovë demokratike dhe e pavarur është interes strategjik i Europës.

Po ashtu, ai iu tha kosovarëve se mund të llogarisin te ai.

“Kosova na takon neve. Dhe Europa i takon Kosovës. Një Kosovë e lirë, demokratike dhe e pavarur në zemër të Europës është në interesin tonë strategjik. Të dashur qytetarë të Kosovës, mund të llogarisni në mua! Miqtë do të jenë miq”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)