
Punëtorja e pastrimit gjen një qese me armë në Fushë Kosovë

Një rast i pazakontë është raportuar së fundmi në Polici, pasi një punëtore pastrimi në një market në Fushë Kosovë gjeti një armë teksa kryente punën e saj. Akoma nuk dihet se si ka përfunduar revolja në hapësirat e marketit, por që tashmë është iniciuar rasti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas merr vesh Sinjali, rasti ka ndodhur në “Albi Market” në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.
Bazuar në informacionet e para, ankuesja e cila punon si pastruese në këtë market, ka hasur në një qese të dyshimtë, brenda së cilës ndodhej një armë dhe një pjesë tjetër e një arme të panjohur.
Rasti është denoncuar menjëherë dhe si rezultat, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe është sekuestruar qesja me armë.
Lidhur me rastin, është vënë në dijeni Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
(Kosova Sot Online)