
Sorensen: Hedhja dritë mbi fatin e të pagjeturve, prioritet

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se prioritet i tij është hedhja dritë mbi fatin e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Hedhja e dritës mbi fatin e të zhdukurve të mbetur është një domosdoshmëri humanitare”, ka shkruar Sorensen në X, duke shtuar se familjet që ende presin të mësojnë për të dashurit e tyre meritojnë një epilog të kësaj çështje,
“Kjo është arsyeja pse personat e zhdukur janë prioritet për mua në dialog”, ka thënë Sorensen.
(Kosova Sot Online)