
Mustafa akuzon VV-në për vjedhje të votës së mërgatës: Me shpejtësinë e vajit

Kandidati i LDK-së për deputet dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Besian Mustafa, ka shpërndarë një video ku një person shihet teksa ka para vetes një numër të madh të fletëvotimeve e ku në të njëjtën video dëgjohet në sfond zëri i Albin Kurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mustafa thotë se në këtë video shihet manipulim i votave të mërgimtarëve nga Lëvizja Vetëvendosje, meqë një person i vetëm mbush dhjetëra fletëvotime të mërgimtarëve.
“Hajnia e votës me shpejtësinë e vajit në tepsi”, ka shkruar Mustafa.
(Kosova Sot Online)