Berisha ironizon replikat mes Ramës e Bashës: Dashuritë janë me faza

  • A.P /
  • 19 March 2025 - 14:22
Berisha ironizon replikat mes Ramës e Bashës: Dashuritë janë me faza

Kryedemokrati Sali Berisha ka ironizuar replikat në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Berisha deklaroi se Rama dhe Basha, “atë që e kishin të fshehur e nxorën hapur”.

Kreu i PD-së u shpreh se dashuritë janë me faza dhe se tashmë, sipas tij, ata vendosën ta bënin publike.

“Zoti ua shtoftë”, deklaroi Sali Berisha me nota humori.

“Atë që e kishin të fshehur e nxorën hapur, kaq mund të them. Dashuritë janë me faza, e kanë fazën latente, e kishin ata, e donin publikisht. Zoti ua shtoftë (Qesh)”, u shpreh shkurtimisht Berisha.

(Kosova Sot Online)