Dogana ka parandaluar futjen e mbi 3 mijë mbathjeve sportive të falsifikuara

  • A.P /
  • 19 March 2025 - 16:05
Dogana ka parandaluar futjen e mbi 3 mijë mbathjeve sportive të falsifikuara

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar futjen e mbathjeve sportive të falsifikuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftim bëhet e ditur se është parandaluar hyrja në treg e 3,120 palë mbathjeve sportive të falsifikuara.

Postimi:

Dogana e Kosovës parandalon futjen e mbathjeve sportive të falsifikuara!

Gjatë kontrolleve të rregullta, Dogana e Kosovës ka parandaluar hyrjen në treg të 3,120 palë mbathjeve sportive të falsifikuara. E veçanta e këtij zbulimi ishte mënyra e kamuflimit – këto produkte ishin të paraqitura si pa marka të njohura, por me pak ndërhyrje ato mund të shndërroheshin lehtësisht në kopje të brendeve origjinale, duke mashtruar konsumatorët dhe dëmtuar bizneset e ndershme.

Ndaj kompanisë përgjegjëse është iniciuar procedura kundërvajtëse, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar në ndalimin e produkteve të rrezikshme dhe të paligjshme.
 

(Kosova Sot Online)