Arrestohet një i dyshuar për organizim të lojërave të fatit

  • A.P /
  • 20 March 2025 - 12:00
Arrestohet një i dyshuar për organizim të lojërave të fatit

Një 23 vjeçar është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Mbrëmë rreth orës 22:00,  në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë,  është arrestuar një person i dyshuar për Organizim të skemave piramidale dhe armëmbajtje pa leje.”

Atij i janë sekuestruar në lokal: një monitor kompjuteri, një shtëpizë, një laptop, një thikë.

I dyshuari, B.G., është dërguar në mbajtje.


(Kosova Sot Online)