
Zelensky: Krimea është gadishull ukrainas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është pyetur nëse gjatë telefonatës së tij me presidentin amerikan, Donald Trump, kanë folur për Krimenë mbi për raportet e mediave se presidenti amerikan po kërkonte ta njihte atë si territor rus, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai tha se Trump “nuk e ngriti” këtë çështje, por ata folën shkurtimisht për të nëntorin e kaluar, me Trump duke pyetur pse ukrainasit e duan kaq shumë Krimenë.
I pyetur nëse ai është i gatshëm të bëjë lëshime territoriale ndaj Rusisë, veçanërisht në lidhje me njohjen e Krimesë, Zelensky tha: “Ky është një gadishull ukrainas”.
Ai shton se ka folur me presidentin amerikan Donald Trump për dashurinë e ukrainasve për Krimenë, duke theksuar se ajo është një “pjesë integrale” e vendit të tij, shkruan BBC.
Krimea njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës, pavarësisht pushtimit të Rusisë dhe aneksimit të pretenduar në 2014.
Zelensky tha se që nga pushtimi rus më 2014, nuk ka turistë atje dhe territori po lufton pasi ka humbur furnizimin me ujë, logjistikë që e lidh atë me Ukrainën kontinentale. Por ai vazhdimisht thotë se është një “gadishull ukrainas”.
(Kosova Sot Online)