
KFOR’i italian patrullon përgjatë kufirit me Serbinë

Ushtarët italianë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale në perëndim, ka kryer patrulla përgjatë kufirit me Serbinë në veri të Istogut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Aktivitetet ditore të patrullimit në këtë kuf kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në zonë, tha KFOR.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si siguri.
(Kosova Sot Online)