Mehmedi: Përse Kreshniku në paraburgim për rastin dhe tragjedinë në Koçan!

  • A.P /
  • 22 March 2025 - 14:21
Mehmedi: Përse Kreshniku në paraburgim për rastin dhe tragjedinë në Koçan!

Shkruan: Besiana Mehmedi

Për dhe me Kreshnikun dhe familjen Bekteshi

Në jetë mund të kemi preferenca, simpati e antipati ndaj minsitrave, udhëheqësve dhe përgjithësisht njerëzve publik por secili nga ne duhet pyetur përse Kreshniku në paraburgim për rastin dhe tragjedinë në Koçan! Cilat fakte u prezantuan derimë sot në opinion?

Nga aeroplani shihet dhe zogjtë e malit e dinë tashmë që është hakmarrje politike pa asnjë fakt e argument të qëndrueshëm!

Pooor, kam përshtypje që në këtë shtet vazhdimisht bëhet “gjueti shtrigash” ndaj djemve e vajzave me taban të pastër kombëtar! Pra, Kreshniku është djal i një mërgimtari të ndershëm që çdo gjë e bëri me punë dhe djersë, xhaxhai i tij- doktori i njohur Hasan Bekteshi ishte i burgosur politik, xhaxhai tjetër Medini- poashtu!

Vet Kreshniku i shkolluar në Universitetin Amerikan në Prishtinë- AUK!

Unë me Kreshnikun nuk kam patur ndonjë raport specifik apo shoqëror kurrë, aq më tepër që me moshë është më i ri sesa unë, por sot flas si një bashkëvendase e tij, si një motër e tij, si një vajzë të cilës i ka folur baba Qaniu shumë për atdhetarinë e familjes Bekteshi posaqërisht veprimtarinë e doktor Hasanit me të cilin ishte shok jete, për Kreshnikun më fliste në superlativ vëllau im Mentori i cili ishte një gjeneratë me të në studime dhe kishin marëdhënie të shkëlqyera.

Pra Kreshniku ka rrënjë kombëtare familjare dhe shkollim elitor pro- amerikan!

Natyrisht që si Ministër ishte një ndër më të suksesshmit dhe ky pushtet antishqiptar e besa në prapavijë dhe anti- amerikan do e kapnin për “show medial” pikërisht Kreshnikun! Por linçimin e padrejtë, presionin politik, tentativën për shkatërrim të imazhit publik mund ta kuptojnë vetëm ata që e kanë kaluar vet atë sfidë dhe kanë luftuar për të drejtën pa u turpëruar dhe pa u përkulur kurr duke qenë të bindur në triumf!

Jam e bindur se “Shtrigat dhe lugetërit” do të ndahen të dëshpëruar nga kjo “gjueti” e Kreshniku do dalë akoma më i fortë pas kësaj sfide!

E para: Kreshniku i ngjan emrit të vet dhe kreshnikët shqiptar nuk dorëzohen kurr! Ai dinjitetshëm e stoik po del para syve të opinionit edhe këto ditë!

E dyta: koha e ka dëshmuar se çdo gjë e kurdisur, orkestruar dhe tendencioze si kjo nuk kalon pa u demaskuar!

E dashur familje Bekteshi!

Sot, me Kreshnikun dhe me ju janë të gjithë shqiptarët edhe ata që në këto momente heshtin sepse kanë frikë nga ndëshkimi i pushtetit aktual!


(Kosova Sot Online)