Një aksion simbolik do të mbahet të martën për të kundërshtuar propozimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës

  • A.P /
  • 24 March 2025 - 11:27
Një aksion simbolik do të mbahet të martën për të kundërshtuar propozimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës

Një aksion simbolik para Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike do të mbahet të martën për të kundërshtuar propozimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës për 15%, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Grupi “Asnji Cent Ma Shumë” njoftoi se neser me fillim nga ora 11:00, disa aktivistë do ta zhvillojnë këtë aksion simbolik.

Rregullatori i energjisë ka parallajmëruar rritje mesatare të tarifave për konsumatorët prej 15% dhe bordi i ZRrE-së pritet të marrë vendim për këtë.

ZRrE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.

(Kosova Sot Online)