Policia kufitare e BeH heton se si ka kaluar Dodiku kufirin BeH-Serbi

  • A.P /
  • 25 March 2025 - 13:42
Policia kufitare e BeH heton se si ka kaluar Dodiku kufirin BeH-Serbi

Policia Kufitare e Bosnje-Hercegovinës, me urdhër të drejtorit Mirko Kupresakoviq, po zhvillon hetime për kalimin e kufirit shtetëror nga Millorad Dodiku, kryetar i entitetit serb në Bosnjë-Hercegovinës, e quajtur Republika Serbe, pretendohet në kumtesë të Policisë Kufitare të BeH, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në kumtesë shtohet se po ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet për të përcaktuar rrethanat dhe mënyrën se si Dodiku ka kaluar kufirin ndërmjet BeH-së dhe Serbisë.

“Lidhur me ngjarjen e lartpërmendura, Policia Kufitare e Bosnjës dhe Hercegovinës do të informojë Prokurorinë e BeH dhe do të bashkëpunojë me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit”, shtohet në kumtesë.

(Kosova Sot Online)