Lavrov: Rusia e gatshme për një marrëveshje të re për Detin e Zi

  • A.P /
  • 25 March 2025 - 15:03
Lavrov: Rusia e gatshme për një marrëveshje të re për Detin e Zi

Reuters ka raportuar se ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov pretendoi se vendi ishte i gatshëm të arrinte një marrëveshje të re për sigurinë e transportit detar në Detin e Zi – një hap i mundshëm drejt një armëpushimi me Ukrainën – por vetëm nëse Shtetet e Bashkuara urdhërojnë presidentin Volodymyr Zelenskyy ta respektojë atë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Secila palë kritikoi tjetrën për kolapsimin në vitin 2023 të një marrëveshjeje të mëparshme që synonte të garantonte sigurinë e transportit tregtar në Detin e Zi pasi Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt 2022.

“Ne do të kemi nevojë për garanci të qarta. Dhe duke pasë parasysh përvojën e trishtuar të marrëveshjeve vetëm me Kievin, garancitë mund të jenë vetëm rezultat i një urdhri nga Uashingtoni për Zelenskyyn dhe ekipin e tij për të bërë një gjë dhe jo tjetrën”, tha Lavrov në komentet televizive.

Reuters vuri në dukje se komentet e Lavrov treguan se Rusia do të kërkojë një shtim të mëtejshëm të presionit të SHBA-së mbi Zelenskyy përpara se të binte dakord për një armëpushim detar, për të cilin Uashingtoni thotë se do të ishte një hap i rëndësishëm drejt një armëpushimi më gjithëpërfshirës.

(Kosova Sot Online)