SHBA ka ndihmuar në prodhimin e rrymës në Kosovë për mbi 50 vjet

  • A.P /
  • 25 March 2025 - 15:34
SHBA ka ndihmuar në prodhimin e rrymës në Kosovë për mbi 50 vjet

Përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo është bërë e ditur nga një postim i bërë në faqen e ambasadës në rrjetin social ‘’X’’, ku është shtuar se përfaqësuesit e tyre janë takuar me stafin.

Në postim nga ambasada thuhet se teknologjia amerikane ka ndihmuar në prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë për mbi 50 vjet.

‘‘Dje përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), kanë vizituar objektin dhe janë takuar me stafin. Teknologjia amerikane ka ndihmuar prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë për mbi 50 vjet përmes KEK-ut dhe do të vazhdojë të përmirësojë sigurinë energjetike të Kosovës në të ardhmen. Partner i Preferuar’’, është shkruar në postimin e ambasadës. 


(Kosova Sot Online)