Nga QKUK-ja japin detaje: Kjo është gjendja e personit që u plagos në Prishtinë

  • A.P /
  • 26 March 2025 - 13:08
Nga QKUK-ja japin detaje: Kjo është gjendja e personit që u plagos në Prishtinë

Drejtori i Ortopedisë në QKUK, Xhavit Gashi, ka thënë se personi që mbeti i plagosur mbrëmë në Prishtinë është në gjendje stabile, dhe se po përgatiten për të intervenuar në këmbën e tij të majtë ku e ka marrë plagën më të madhe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në klinikën e ortopedisë është hospitalizu një person i moshës 40-vjeçare me plagë armë zjarri në pjesën e poshtme të këmbëve, të ekstremiteteve”, ka thënë Gashi.

“Për momentin gjendja e tij është stabile. Planifikohet intervenimi në njërën këmbë, në këmbën e majtë, në këmbën e djathtë e ka një plagë tejshkuese, por për momentin gjendja është stabile”.

“Është dhanë ndihma e parë, jemi në proces të përgatitjes për intervenim operativ. Është bë një intervenim preliminar”.


(Kosova Sot Online)