Hyseni: Nuk shoh mundësi që partia fituese të heq dorë nga posti i kryeministrit

  • A.P /
  • 26 March 2025 - 13:35
Hyseni: Nuk shoh mundësi që partia fituese të heq dorë nga posti i kryeministrit

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Driton Hyseni, ka thënë se pas certifikimit të rezultateve do të fillojnë negociatat për formonin e Qeverisë. Megjithatë, ai ka përjashtuar çdo mundësi të bashkëpunimit pa postin e kryeministrit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

‘’Nuk shoh ndonjë mundësi që partia fituese të heq dorë nga posti i kryeministrit dhe atë të ja jap dikujt që mund të ketë marrë ndoshta as gjysmën  e votave që ka marrë partia fituese. Unë mendoj se kjo e lëndon demokracinë dhe të gjitha proceset që mund të derivojnë nga  angazhimet tona politike institucionale’’, tha Hyseni.

Deputeti Hyseni shprehet i bindur se LVV-ja do ta krijojë Qeverinë e re. Sipas tij, përveç  deputetëve të partive minoritare jo serbe mund të ketë edhe deputetë të partive të tjera shqiptare që do të votojnë për Qeverinë Kurti.


(Kosova Sot Online)