Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e koalicionit PDAK- LpB

  • A.P /
  • 26 March 2025 - 14:39
Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e koalicionit PDAK- LpB

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë për ankesën e koalicionit PDAK- LpB, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

PDAK-LpB ishte ankuar në Supreme për rezultatet në QNR për votat e diasporës me postë.

“Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës, gjeti se: Ankesa është e pathemeltë”, thuhet në vendim.

Pas kësaj Supremes i ka mbetur të marrë vendim edhe për një ankesë tjetër, atë të VV’së për votat me postë të LDK’së.

(Kosova Sot Online)