A do t’ia votojnë qeverinë Albin Kurtit tre deputetët e NISMA-s?

  • A.P /
  • 31 March 2025 - 16:02
A do t’ia votojnë qeverinë Albin Kurtit tre deputetët e NISMA-s?

Tre deputetët e NISMA-s nuk dihet a do t’ia votojnë qeverinë e Albin Kurtit , pa hyrë me të në koalicion, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për herë të parë sot ishte vetë Albin Kurti që u shpreh i bindur se me t’u thirrur seanca konstituuese e Kuvendit të Kosovës “synon” që njëherësh të votohet edhe qeveria e tij – ndonëse nuk u lëshua të tregoi se në çfarë numrash e bazon.

Kurti ka 48 mandate, duke e supozuar edhe 10 të pakicave jo serbe dhe Nenad Rashiqin – del në 59.

Me tre votat e NISMA-s, Kurti do të mund të votonte qeverinë e tij me 62 vota.

(Kosova Sot Online)