Maqedonci: Kemi informacione të besueshme për praninë e inteligjencës ruse

  • A.P /
  • 01 April 2025 - 07:18
Maqedonci: Kemi informacione të besueshme për praninë e inteligjencës ruse

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha në një intervistë për mediumin kroat Večernji List se ndikimi rus në veri është rritur pas agresioniit rus në Ukrainë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deklaratën ai e bazoi në “informacione të besihme për praninë e inteligjencës ruse në strukturat ilegale.”

“Kemi informacione të besueshme për praninë e inteligjencës ruse në strukturat ilegale në veri të Kosovës. Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, ndikimi është rritur përmes bashkëpunimit me Serbinë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)