Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistët që bllokuan dyert e ZRRE-së

  • A.P /
  • 02 April 2025 - 09:50
Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistët që bllokuan dyert e ZRRE-së

Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistët që bllokuan dyert e Zyrës së Rregullatorit Energjetik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aktivistët e grupit “Asnjë cent më shumë” po kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës prej 15% që ka paralajmëruar ZRRE.

Ata zunë dyert e ZRRE-së që nga mëngjesi dhe thanë se s’do të largohen nga aty.

(Kosova Sot Online)