Kryeprokurori në Ferizaj jep detaje për vrasjen e rreshterit policor

  • A.P /
  • 02 April 2025 - 15:06
Kryeprokurori në Ferizaj jep detaje për vrasjen e rreshterit policor

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, në konferencën e jashtëzakonshme ka thënë se dje rreshteri policor Muhamed Lika është vrarë nga “persona të panjohur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.”.

“Në kohën kur ka ndodh rasti ka qenë duke u kthyer nga puna dhe në momentin e shkuarjes në banesën e tij, në shkallët e ndërtesës, nga persona të panjohur për momentin, është qëlluar dhe nga plagët vdekjeprurëse ka ndërruar jetë. Nga provat materiale që kemi marrë shihet që aktin  e kanë kryer dy persona e që për momentin largohen nga vendi i ngjarjes. Që nga momenti i ndodhjes së rastit menjëherë, pasi është njoftuar policia ka marrë të gjitha veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj”, tha Çerkini.

(Kosova Sot Online)