Policia arreston dy persona që po kërkonte gjykata

  • A.P /
  • 04 April 2025 - 13:17
Policia arreston dy persona që po kërkonte gjykata

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, në dy lokacione të ndara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj, në shtëpinë e tij është arrestuar i dyshuari E.K. (19 vjeç), i cili ishte i kërkuar për veprën penale “Dhunim”. Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej dy vitesh.

Në një rast tjetër, në fshatin Dubravë, është arrestuar i dyshuari E.A. (18 vjeç), i kërkuar për veprën penale “Grabitja”. Edhe ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej një viti.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj tha se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatave për kapjen e personave të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjeve ligjore.

“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për identifikimin dhe kapjen e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë”.

Rastet mund t’i raportoni në këto mënyra:

-Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë

-Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

-Në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Të dhëna e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thotë policia.

(Kosova Sot Online)