Shembja e dheut në Veternik, vdes njëri punëtor, tjetri dërgohet në QKUK

  • A.P /
  • 05 April 2025 - 16:08
Shembja e dheut në Veternik, vdes njëri punëtor, tjetri dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Veternik të Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima është mashkull rreth 40 vjeç.

Kjo është konfirmuar, nga Policia, ku është shtuar se personi tjetër ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.

‘‘Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë.

Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar  pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen’’, ka thënë Policia. 

(Kosova Sot Online)