Largohet tabela në Plavë që e shënonte Pejën si pjesë të Serbisë

  • A.P /
  • 07 April 2025 - 07:12
Largohet tabela në Plavë që e shënonte Pejën si pjesë të Serbisë

Një tabelë rrugore e vendosur në qytetin e Plavës ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, pasi ajo i referohej qytetit të Pejës si pjesë e Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fotografia e tabelës, e cila tregon drejtimin për në Pejë të shoqëruar me emërtimin “Serbia”, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga qytetarë dhe përfaqësues politikë.

Deputeti në parlamentin e Bavarisë së Epërme, Deli Balidemaj, reagoi përmes një letre të hapur drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Ju drejtohem si një qytetar i shqetësuar, i lindur në Mal të Zi, i vetëdijshëm për rëndësinë e çdo mesazhi dhe simboli në një shtet multietnik, sovran dhe demokratik. Në një nga pjesët e rrugës kryesore në Mal të Zi, është vendosur tabela rrugore që tregon drejtimin për në qytetin e Pejës, por në vend që të shënojë shtetin e njohur ndërkombëtarisht të Kosovës, tabela shkruan ‘Serbia’”.


(Kosova Sot Online)