
Arrestohet një person në Pejë, kjo është arsyeja

Policia në Pejë ka arrestuar dje një person pasi kishte pranuar informatë që ai kishte armë gjahu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Të dyshuarit i është sekuestruar një pushkë gjuetie dytytëshe dhe nëntë fishekë të kalibrit 12 milimetra.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datën 07.04.2025, rreth orёs 14:00, ёshtё njoftuar nga njё qytetar se kishte hasur njё person i cili kishte njё armё tё gjahut. Policia menjёherё ka shkuar nё vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar tё dyshuarin dhe nga i njëjti janё sekuestruar: njё (1) pushkё gjuetie dy tytёshe; nёntё (9) fishekё kal.12 mm.
Ai pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, është liruar nё procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)