Policia po heton vdekjen e një gruaje në Prishtinë

  • A.P /
  • 10 April 2025 - 09:13
Policia po heton vdekjen e një gruaje në Prishtinë

Policia ka njoftuar se po e heton vdekjen e një gruaje në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka vdekur.

“HETIM I VDEKJES- Prishtinë / 09.04.2025 – 17:00. Një femër kosovare është dërguar QKUK për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë trajtimit mjekësor gjendja e viktimës është përkeqësuar dhe mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime.”

(Kosova Sot Online)