Bajrami: VV-ja përmes ZRrE-së e rriti sot çmimin e energjisë elektrike

  • A.P /
  • 11 April 2025 - 13:51
Bajrami: VV-ja përmes ZRrE-së e rriti sot çmimin e energjisë elektrike

Pas rritjes së çmimit të rrymës, ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bajrami në reagimin e saj tha se “Lëvizja Vetëvendosje përmes të deleguarve të tyre në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike e rriti sot çmimin e energjisë elektrike”

Ajo theksoi se të njëjtit ‘kanë mashtru, asgjë s’kanë punu, tash po godasin qytetarët për të tretën herë përmes faturave të energjisë elektrike’

Reagimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje përmes të deleguarve të tyre në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike e rriti sot çmimin e energjisë elektrike.

Kanë mashtru, asgjë s’kanë punu, tash po godasin qytetarët për të tretën herë përmes faturave të energjisë elektrike.

A i ka marrë Vetëvendosje 42 për qind për këtë punë?

(Kosova Sot Online)