Ndërron jetë në Austri në aksident i riu nga Kosova

  • A.P /
  • 14 April 2025 - 10:30
Ndërron jetë në Austri në aksident i riu nga Kosova

Një aksident fatal trafiku në Austri i ka marrë jetën të riut nga Kosova, Albion Bardhi, duke sjellë trishtim të thellë për familjen dhe komunitetin shqiptar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë konfirmuar familjarët përmes një njoftimi mortor, shkruan albinfo.

“Me dhimbje të madhe njoftojmë shokët, miqtë dhe të afërmit se u nda nga jeta Albion Bardhi. Për detajet rreth ceremonisë së varrimit do të njoftoheni në vijim”, thuhet në njoftimin e familjes.

(Kosova Sot Online)