Berisha: Mbështes çdo hetim për 21 janarin, Rama organizatori i protestës

  • A.P /
  • 15 April 2025 - 16:00
Berisha: Mbështes çdo hetim për 21 janarin, Rama organizatori i protestës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj ngjarjeve të 21 Janarit, duke shprehur mbështetje për çdo hetim që do të zhvillohet në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë ai ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama si organizator të asaj që ai e quan “protesta më e dhunshme” në historinë e Shqipërisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka sqaruar se, që pas ngjarjeve të vitit 2011, ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për vrasjen e katër protestuesve të opozitës.

“Kam kërkuar hetim ndërkombëtar që në natën e 21 Janarit, dhe gjithashtu edhe gjatë ditëve në vazhdim. Po atë natë kam shprehur keqardhjen për viktimat. Hetimi i kërkuar është i nevojshëm për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të treguar të vërtetën”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)