Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident

  • A.P /
  • 18 April 2025 - 14:27
Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se më datë 18.04.2025, rreth orës 12:43, në fshatin Lloshkobare, Komuna e Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, autoambulanca dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas procedurave ligjore.

(Kosova Sot Online)