
Kurti: Takimi me Papën, një nga momentet më domethënëse për mua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i tronditur nga vdekja e Papa Françeskut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti shkroi në Facebook se Papa Françesku ishte “një zë i guximshëm për paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare, dhe një mbrojtës i palëkundur i të varfërve dhe të margjinalizuarve në të gjitha shoqëritë”.
“U trondita sot nga lajmi për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut. Si udhëheqësi shpirtëror i 1.4 miliardë katolikëve në mbarë botën, ai ishte një zë i guximshëm për paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare, dhe një mbrojtës i palëkundur i të varfërve dhe të margjinalizuarve në të gjitha shoqëritë. Si Papa i parë joevropian në më shumë se 1200 vjet, ai shënoi një pikë kthese në historinë e Kishës”.
Ai kujtoi takimin e tij me Papën në vitin 2023, ndërsa tregoi se Papa pyeste për Kosovën.
“Takimi im me Papën më 22 qershor 2023 — gjatë të cilit riafirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Vatikanit dhe Republikës së Kosovës — mbetet një nga momentet më domethënëse gjatë kohës sime si Kryeministër deri tash. Ai bënte pyetje për Kosovën, për rininë e fëmijët dhe fliste për paqen me dashuri e për popujt me dhembshuri”, shkroi Kurti.
Ai, siç shkroi ai, ishte një takim që Kurti tha se “do ta kujtoj gjithmonë me kujdes dhe mirënjohje”.
“Pushoftë në paqe Papa Françesku. Trashëgimia e tij e mirësisë, përulësisë dhe guximit moral le të vazhdojë të frymëzojë dhe ndriçojë botën për brezat që vijnë”.
(Kosova Sot Online)