Haziri: Nuk e votojmë kandidaten e VV’së për kryetare Kuvendi

  • A.P /
  • 21 April 2025 - 13:44
Haziri: Nuk e votojmë kandidaten e VV’së për kryetare Kuvendi

“LDK nuk ndryshon vendimin e fundit”, tha deputeti i kësaj partie Lutfi Haziri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Haziri konfirmoi se as në seancën e sotme nuk do ta votojnë kandidaten e VV’së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun.

Këtë e tha edhe Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së.

Albulena Haxhiu, kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, nuk arriti të sigurojë më shumë se 57 vota, në seancën e të shtunës

Tashmë, gjithë vëmendja është drejtuar tek seanca që do të mbahet sot, duke filluar nga ora 15:00, ku Haxhiu dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV) shpresojnë të kalojnë këtë fazë.

Por, edhe nga AAK-ja e PDK-ja kanë deklaruar se nuk do të ndryshojnë qëndrim, pra as sot nuk do të votohet Albulena Haxhiu.

(Kosova Sot Online)