Arrestohet në Kukës kosovari i shpallur në kërkim

  • A.P /
  • 21 April 2025 - 14:41
Arrestohet në Kukës kosovari i shpallur në kërkim

Policia e Shtetit në Shqipëri ka zhvilluar një operacion policor të koduar si  “Operacionalja” në Kukës, ku u kap një kosovar, i dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova.

“Operacionalja 41, në kuadër të të cilit, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë e mundur lokalizimi në qytetin e Kukësit, kapja dhe ndalimi me qëllim ekstradimi i shtetasit D. D., 31 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës/Kosovë, më datë 14.04.2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.”

(Kosova Sot Online)