Murati: E drejta për të pasur pozitën e kryekuvendarit i takon partisë fituese

  • A.P /
  • 21 April 2025 - 15:11
Murati: E drejta për të pasur pozitën e kryekuvendarit i takon partisë fituese

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se i takon VV’së që ta ketë pozitën e kryekuvendarit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sot do të jemi në seancë siç e parasheh rregullorja e punës e kuvendit. Gjithsesi ajo që duhet të kuptojnë edhe partitë opozitare që janë tash në kuvend është se sipas kushtetutës, sipas interpretimeve nga gjykata kushtetuese e drejta për të propozuar dhe për të pasur pozitën e kryekuvendarit i takon ekskluzivisht partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.


(Kosova Sot Online)