Berisha: Vetëvendosje po përgatitet për zgjedhje të jashtëzakonshme

  • A.P /
  • 22 April 2025 - 10:51
Berisha: Vetëvendosje po përgatitet për zgjedhje të jashtëzakonshme

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka vlerësuar se deklarimet e zyrtarëve të VV-së pas ndërprerjeve të seancave janë përgatitje për zgjedhje të jashtëzakonshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, dështimet për moskonstituimin e Kuvendit janë të qëllimshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se kjo çështje duhet të adresohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese i ka dhën të drejtën eksluzive partisë që delën e para në zgjedhje, për me propozu dhe zgjedhën kryetarin e Kuvendit. Mirpo nuk ka tregu, kur partia që ka dalën e para nuk e shfrytëzon këtë të drejtë (siç ndodhi sot) si duhet të veprohet!? Dmth Gjykata Kushtetuese ka ende punë për t,i spjegu gjërat ( nëse i kërkohet) sepse kemi klasë politike, që partin e kanë mbi shtetin. Përndryshe daklaratat e sektit të VV pas dështimit të qëllimshëm për të zgjedhën kryetarin e Kuvendit, janë parapregaditje e analfabetëve të tyre për zgjedhje të jashtëzakonshëme, me forat e vjetra…”, ka shkruar Berisha.

(Kosova Sot Online)