Vrasja e rreshterit Muhamed Lika u krye për 47 sekonda, ja si u planifikua

  • A.P /
  • 22 April 2025 - 12:49
Vrasja e rreshterit Muhamed Lika u krye për 47 sekonda, ja si u planifikua

Vetëm 47 sekonda pretendohet të ketë zgjatur koha nga momenti kur i mituri R. B. hyri në objektin banesor ku jetonte rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, deri në daljen e tij me vrap – kohë kjo që dyshohet të jetë e mjaftueshme për të kryer vrasjen e rëndë që tronditi opinionin publik më 1 prill 2025, pak para mesnate.

Hetimet e deritanishme kanë nxjerrë në pah se Lika ishte vëzhguar vazhdimisht para aktit fatal nga një grup prej shtatë personash, përfshirë edhe të miturin R. B. Grupi dyshohet të jetë ndjekur rreshterin me vetura të ndaluara dhe nën përcjellje të organizuar.

Përveç R. B.-së, në këtë grup të dyshuarish për përfshirje në vrasje janë edhe Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamand Gashi.

(Kosova Sot Online)