
Kjo është policja e Kosovës e cila dyshohet se me dy kolegë kanë kryer veprime të kundërligjshme

Raportrohet se me kërkesë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), janë suspenduar tre zyrtarë policorë të Njësisë në Gjakovë, si pjesë e një hetimi të brendshëm që është në zhvillim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Burime zbulojnë emrat e të suspenduarve: Detjion Hasani, Rozana Nokaj, Altin Azemi.
Sipas informacioneve të siguruara, këta zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Hetimi është iniciuar nga IPK dhe përfshin shqyrtimin e veprimeve të tyre në raste të ndjeshme që lidhen me zbatimin e ligjit në terren.
Të njëjtit janë në masë suspendimi në pritje të përfundimit të hetimeve disiplinore dhe penale, nëse ato konfirmohen.
(Kosova Sot Online)