Rama pas dështimit të seancës së sotme: Po bllokohet që një vit e gjysmë

  • A.P /
  • 24 April 2025 - 11:26
Rama pas dështimit të seancës së sotme: Po bllokohet që një vit e gjysmë

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, është deklaruar rreth dështimit të seancës së sotme të jashtëzakonshme në kuvendin komunal të Prishtinës, duke thënë se sot ka qenë në rend dite jo miratimi i Planit Zhvillimor  Komunal, por që ky plan të vendoset në diskutim publik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rama ka thënë edhe se, ky  projekt është duke u bllokuar që një vit e gjysmë.

‘‘Ku i kemi investimet më të mdhaja kapitale si unaza e kryeqytetit. Shumë procese parashihen në këtë dokument me rëndësi madhore për kryeqytetin. Pra ata të cilët janë të votuat nga qytetarët e kryeqytetit e bllokojnë këtë dokument këtë projekt që është i zhvilluar së bashku me shumë drejtori me shumë institucione e ekipe profesionale, e që tash po them kemi ftuar seancën e radhës me hap debatin publik. Sot është dashtë me votu nga asambleja nga të gjithë, që ky dokument të jetë publik dhe të diskutohet e të debatohet nga të gjithë, pra s’është miratim është për diskutim publik, dhe ja që kjo vazhdon të bllokohet që një vit e gjysmë’’, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)