
Raportohet për arrestime të reja në lidhje me vrasjen e policit

Raportohet se Policia e Kosovës është duke e realizuar një aksion në Kaçanik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas faqes lokale aksioni është vazhdim i atij të para disa dite dhe ka të bëjë me hetimet për vrasjen e rreshterit të policisë Muhamed Likaj.
Thuhet se Policia e Kosovës ka arrestuar edhe disa persona në Kaçanik.
(Kosova Sot Online)