Limaj: Vetëvendosje, t’ua hapë rrugën partive të tjera

  • A.P /
  • 25 April 2025 - 11:41
Limaj: Vetëvendosje, t’ua hapë rrugën partive të tjera

Deputeti dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i ka bërë thirrje partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, t’ua hapë rrugën partive të tjera parlamentare për formimin e institucioneve të reja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Besoj se tashmë është bërë e qartë se partia që i ka fituar zgjedhjet nuk i ka votat dhe është koha të lëshojë rrugë për të krijuar një shumicë e cila do t’i themelonte institucionet”, tha Limaj për gazetarë.

Ai tregoi se partia e tij nuk ka marrëveshje politike me asnjë parti.

(Kosova Sot Online)