Sorensen pas takimit me Gjuriq e Petkoviq: Patëm diskutim të mirë

  • A.P /
  • 25 April 2025 - 13:43
Sorensen pas takimit me Gjuriq e Petkoviq: Patëm diskutim të mirë

Peter Sorensen, i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është deklaruar pas vizitës që ai ka zhvilluar në shtetin serb ku është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq si dhe me kryenegociatorin Petar Petkoviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sorensen, në takimet me këta të dy, ka thënë se ka pasur diskutimet të mira rreth përpjekjeve të fundit në përparimin në dialog.

‘Vazhdova vizitën time pune në Beograd me takime me Ministrin e Punëve të Jashtme Marko Djuric, Ministrin për Integrim Evropian @nstarovic dhe Kryenegociatorin @PetkovicPetar. Patëm diskutime të mira rreth përpjekjeve të fundit dhe fushave ku mund të ketë përparim në Dialog’’, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)