Rizvanolli për shkarkimin e kryeshefit të KOSTT-it: Nuk jap deklarata në rrugë

  • A.P /
  • 25 April 2025 - 13:55
Rizvanolli për shkarkimin e kryeshefit të KOSTT-it: Nuk jap deklarata në rrugë

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka qëndruar e heshtur lidhur me shkarkimin e Evetar Zeqirit nga posti i kryeshefit ekzekutiv i KOSTT-it, pas dyshimeve për keqpërdorime dhe shkelje të mundshme ligjore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zeqiri u shkarkua më 24 prill nga Bordi i Drejtorëve të KOSTT-it, vetëm një ditë pasi u diskutuan publiksht në Debat Plus dyshime për kompani energjetike me aktivitete të dyshimta që kishin bashkëpunuar me KOSTT-in dhe KEK-un.

“Nuk jap deklarata në rrugë”, ka thënë shkurt Rizvanolli.

(Kosova Sot Online)