
E trishtë: Ky është i riu nga Kosova i cili vdiq derisa punonte në Zvicër

Një 28-vjeçar nga Kosova, Fluturim Rexha, që jetonte dhe vepronte në Zvicër, ka vdekur tragjikisht në një kantier ndërtimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
.Sipas medieve zvicerane dhe familjarëve të të ndjerit, i njëjti vdiq në një kantier të madh ndërtimi në Schlieren të Kantonit të Cyrihut të mërkurën.
Ndërsa Rexha është varrosur në fshatin e tij në Dobrosh të Gjakovës.
Për varrimin e Rexhës ka shkruar ish-deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila tha se Rexha ishte nxënës shembullor dhe me kulturë të lartë.
“Sot me nderimet më të larta, me pikëlim të madh i dham lamtumirën e fundit bashkëvendasit tonë të shkëlqyeshëm, ish nxënësit tonë shembullor që kurdo rrezatoi dashuri dhe kulturë të lartë njerëzore dhe qytetare, Fluturim (Ramiz) Rexha”, shkroi ajo.
(Kosova Sot Online)