
Berisha ironizon ministret e Ramës: Sillen si badigardet e Gaddafit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thumbuar ministret e kabinetit qeveritar në Shqipëri, duke i krahasuar me “badigardet e Gaddafit” që i thurnin lavde udhëheqësit libian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjatë fjalës së tij në konferencën “Global She: Voices of Power, Unity, and Change”, Berisha u shpreh:
“U bë e famshme ajo që u thashë se ju silleni si badigardet e Gaddafit, të cilat i thurnin lavdi Gaddafit.”
Ai akuzoi qeverinë për mungesë të politikave për gratë gjatë 12 viteve të qeverisjes:“Nuk tregon dot një program të veçantë për mbështetjen e grave dhe vajzave në Shqipëri”, tha Berisha, duke shtuar se fondet për to janë zhdukur.
(Kosova Sot Online)