
Arrestohet një person pasi vodhi produkte ushqimore në vlerë rreth 80 euro

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vjedhjes në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 19:35, në rrugën “UÇK”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte vjedhur nga një market produkte ushqimore në vlerë rreth 80 euro”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)