Albulena Haxhiu del me reagim

  • A.P /
  • 26 April 2025 - 16:05
Albulena Haxhiu del me reagim

Ministrja në dorëheqje e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë një ndeshje në Fushë Kosovë, ku futbollisti i ri, Belgin Jashari, u sulmua fizikisht, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, Haxhiu dënoi aktin e dhunës, duke theksuar se një veprim i tillë është një shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijës dhe rrezikon mirëqenien emocionale të të gjithë fëmijëve të pranishëm në ndeshje.

“Dhuna, sidomos me motive racore, nuk ka vend në asnjë hapësirë që u dedikohet fëmijëve e aq më pak në një fushë sportive, e cila duhet të jetë vend i lojës, zhvillimit dhe përfshirjes,” theksoi Ministrja.

Ajo kërkoi trajtim me seriozitet të lartë të këtij rasti, duke bërë thirrje për ndëshkimin e autorit dhe marrjen e masave për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)