Gjendet fëmija i humbur në Gjilan

  • A.P /
  • 28 April 2025 - 07:53
Gjendet fëmija i humbur në Gjilan

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka njoftuar se operacioni i kërkim-shpëtimit në Gjilan ka përfunduar me sukses, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fëmija i cili kishte humbur është gjetur dhe është i sigurt!

“Falënderojmë të gjithë qytetarët, vullnetarët dhe institucionet që u mobilizuan dhe na përkrahën në këtë mision. Bashkë treguam edhe një herë fuqinë e solidaritetit dhe përkushtimit”, thuhet në njoftm.

Edhe familja e djaloshit me emrin Alpi kishte kërkuar ndihmë publike për ta gjetur.

(Kosova Sot Online)