Një makiato e madhe në Prishtinë, bëhet 2 euro

  • A.P /
  • 29 April 2025 - 12:45
Një makiato e madhe në Prishtinë, bëhet 2 euro

Çmimet e kafesë në Prishtinë po shënojnë rritje të ndjeshme, duke ngjallur reagime tek qytetarët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një prej rasteve më të fundit është publikuar në faqen “Vrojtuesit e lagjes”, ku tregohet një kupon fiskal nga një lokal në sheshin “Nëna Tereza”, ku një makiato e madhe është faturuar me 2 euro, ndërsa një kafe amerikane me 1.80 euro.

(Kosova Sot Online)