
'Disa minuta punë, asnjë rezultat, e megjithatë deputetëve rrogat ju dalin nesër'

Instituti Demokratik i Kosovës ka kritikuar deputetët për moskonstituimin e Kuvendit edhe në tentimin e tetë sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ky institut shkroi në Facebook se përkundër se s’po jepet asnjë rezultat, deputetët nesër do t’i marrin pagat.
“Tetë seanca, disa minuta punë, asnjë rezultat, e megjithatë… rrogat ju dalin nesër!”, thuhet në postim.
(Kosova Sot Online)