Kurti viziton Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit: Këtu u bë historia

  • A.P /
  • 29 April 2025 - 14:00
Kurti viziton Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit: Këtu u bë historia

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  ka bërë homazhe sot në Zhazhë në kujtim dhe nderim të civilëve shqiptarë të vrarë në masakrën e Zhazhës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

26 vjet më parë forcat policore ekzekutuan civilë shqiptarë të pambrojtur dhe të paarmatosur, në mesin e tyre edhe një të mitur, Fidan Pecin, i cili ishte vetëm 16 vjeç. Kryeministri Kurti dhe ministri Peci, të shoqëruar edhe nga deputetë të Kuvendit, vendosën lule të freskëta te lapidari i ngritur në nderim të viktimave civile dhe katër dëshmorëve të kësaj zone, të rënë në luftën çlirimtare.

Pas homazheve në Zhazhë, ata vazhduan për në fshatin Boletin në Komunën e Zveçanit, ku vizituan Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit dhe vendosën lule të freskëta mbi varrin e heroit Isa Boletini.

(Kosova Sot Online)